Kosova në gjysmëfinale

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 21:32
Kosova në gjysmëfinale

Kosova A (femrat) ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Luksemburgu ka mundur Qipron 90:60, duke bërë që basketbollistet e Kosovës të sigurojnë vendin e dytë në grup. Luksemburgu është në vendin e parë me katër pikë, Kosova e dyta me tri pikë dhe Qipro e fundit me dy pikë.

Në gjysmëfinale do të përballen me Irlandën të shtunën.

Kjo është hera e parë që Kosova A po luan në gara ndërkombëtare.


(Kosova Sot Online)