Laçi ëndërron me Zarubica, turpërohet Teuta, AEL i fortë për Vllazninë

  • A.P /
  • 22 korrik 2021 - 22:21
Laçi ëndërron me Zarubica, turpërohet Teuta, AEL i fortë për Vllazninë

Katër ekipe shqiptare kanë luajtur sonte ndeshjet e para të raundit të dytë të Conference League, dhe pavarësisht fitores së Laçit, nuk ishte ditë e mirë.

Vllaznia nuk ka arritur të bëjë surprizën në Qipro ndaj AEL Limassol.

Skuadra vendase u tregua gjatë gjithë ndeshjes dominuese dhe tregoi se është skuadër e një tjetër niveli, krahasuar me nënkampionët tanë.

Shkodranët ndryshe nga Superiorja, në këtë ndeshje luajtën në mbrojtje, por sërish nuk e shmangën humbjen.

Skuadra e Brdaric mbijetoi deri në minutat shtesë të pjesës së parë, por më pas u ndëshkua nga Scepovic në minutën e dytë shtesë. Edhe në të dytën vendasit këmbëngulën, por një gol mjaftoi për të fituar këtë ndeshje dhe ardhur me avantazh në Shkodër.


(Kosova Sot Online)