Barça ka oferta për Griezmannin

  • A.P /
  • 23 korrik 2021 - 22:19
Barça ka oferta për Griezmannin

Antoine Griezmann mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.

Sulmuesi francez nuk e nisi mirë eksperiencën në “Camp Nou” dhe për këtë, largimi i tij është më se i mundshëm.

 

Presidenti Joan Laporta e ka pranuar se gjatë kësaj vere mund të ketë “Pazar” për ish-futbollistin e Atletico Madridit.

Ai e ka pranuar se e vlerëson lartë Griezmannin, por nuk e ka konsideruar atë të pa-shitshëm.

“Ne e vlerësojmë shumë Antoinen. Klubi e ka bërë një investim të madh për të dhe ne jemi të kënaqur me të. Mirëpo, afati kalimtar tashmë ka nisur dhe mund të ketë hapësirë për të biseduar edhe për Griezmannin”, theksoi Laporta.


(Kosova Sot Online)