Mane i premton tjetër sezon tifozëve të Liverpoolit

  • S.A /
  • 24 July 2021 - 10:04
Mane i premton tjetër sezon tifozëve të Liverpoolit

Sadio Mane padyshim është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm tani për tani në skuadrën e Liverpoolit.

Por, një vit pas triumfit në Premierligë, Liverpooli pati një sezon zhgënjyes, ku mezi siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, në xhiron e fundit. Lojtarët gjithashtu ishin larg nivelit të tyre, veçuar Sadio Manen.

Ai e ka pranuar tani këtë, por ka premtuar se do të jetë ndryshe këtë sezon.

“Nuk ishte sezoni im më i mirë, e di këtë. Siç e kam thënë gjithmonë, mund të ndodhë në futboll, por mendoj se nuk do të jetë njësoj sezonin e ardhshëm. Jam më i gatshëm, mendërisht, fizikisht, gjithçka, kështu që mendoj se do të jetë një sezon emocionues në aspektin personal”, deklaroi ai. 

(Kosova Sot Online )