Nesër garon Majlinda Kelmendi, ky është orari

  • G.G /
  • 24 July 2021 - 23:21
Nesër garon Majlinda Kelmendi, ky është orari

Kurdiseni sërish orën. Nesër garon kampionia olimpike e Rio 2016, Majlinda Kelmendi.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Distria Krasniqit, e cila e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, një tjetër medalje olimpike mund të vijë nesër për Kosovën.

Majlinda Kelmendi do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë, teksa garimin e nis nga ora 04:00.

Majlinda Kelmendi në raundin e parë do të takohet me hungarezen Reka Pupp

(Kosova Sot Online)