Ibrahimi mbyll garimin në “Tokyo 2020”, del i parafundit

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 09:56
Ibrahimi mbyll garimin në “Tokyo 2020”, del i parafundit

Drilon Ibrahimi ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Shenjëtari Ibrahimi ka arritur 608.8 pikë, që e renditën në vendin 46 nga 47 garues gjithsej.

Drilon Ibrahimi u shpreh se rezultati i sotëm ishte më i miri për të dhe njëherit rekord shtetëror.

Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni.

(Kosova Sot Online)