Nora dhe Akil Gjakova e rinisin garën për medalje

  • S.A /
  • 26 July 2021 - 10:26
Nora dhe Akil Gjakova e rinisin garën për medalje

Nora dhe Akil Gjakova, motër dhe vëlla, do t’i rinisin garat për medalje olimpike në Tokio 2020 pas pak.

Derisa Nora është vetëm një fitore larg arritjes së qëllimit, Akilit do t’i duhet t’i mposhtë dy kundërshtarë radhazi për ta fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 mëngjesin e sotëm.

Ata janë në kërkim të historisë si të parët motër dhe vëlla që arrijnë të fitojnë medalje olimpike për Kosovën dhe atë në të njëjtën ditë.

Nora e ka arritur gjysmëfinalen, ku do të përballet me japonezen Tsukasa Joshida, dhe një fitore e mundshme nënkupton se kosovarja e ka të sigurt të paktën medaljen e argjendtë dhe do të luftonte për të artën. 

Akili do të përballet me Rustam Orujov nga Azerbajxhani në duelin gjysmëfinale për të bronztën.

Ku mund t’i ndiqni ata?

Për ata që mund të ulen para ekranit televiziv, luftërat e tyre për medalje transmetohen drejtpërdrejt në Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Norën dhe Akilin mund t’i ndiqni falas edhe në telefonat e tuaj të mençur online në faqen zyrtare të Federatës Botërore të Xhudos.

Blloku final në kategorinë deri në 57 kilogramë te vashat dhe deri në 73 kilogramë të meshkujt fillon në orën 10:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Kosova e ka fituar tashmë një medalje në Tokio, me Distria Krasniqin që shkëlqeu duke e rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë të shtunën.

Në garë për medalje do të jetë edhe Loriana Kuka më 29 korrik në kategorinë deri në 78 kilogramë.

(Kosova Sot Online )