Nora e Akili flasin: Të gëzuar që po e çojmë medaljen olimpike në shtëpi

  • A.P /
  • 26 July 2021 - 18:03
Nora e Akili flasin: Të gëzuar që po e çojmë medaljen olimpike në shtëpi

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova shkëlqeu sot duke e fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Lojërat OIimpike “Tokyo 2020”.

Nga tragjedia me autobus e mërgimtarëve, Nora solli pak lumturi për gjithë popullin shqiptar duke e fituar medaljen e dytë të artë në këto Lojëra Olimpike dhe të tretën në histori.

Në anën tjetër, edhe vëllau i saj, Akil Gjakova tregoi performancë fantastike, por në fund i mungoi fati dhe u rendit në vendin e shtatë, një rezultat i kënaqshëm, ndonëse synimi ishte medalja olimpike.

 Nora dhe Akil Gjakova treguan rreth përjetimeve gjatë kësaj dite të suksesshme të sportit kosovar në Lojërat Olimpike të Tokyos, e që u arrit falë tyre.


(Kosova Sot Online)