Atleti rus mezi merr frymë nga vapa e madhe në Tokio: “Nëse vdes kush e merr përgjegjësinë?”

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 16:26
Atleti rus mezi merr frymë nga vapa e madhe në Tokio: “Nëse vdes kush e merr përgjegjësinë?”

Daniil Medvedev ka hasur në vështirësi me frymëmarrjen në të nxehtin e Tokios të mërkurën, duke e pyetur gjyqtarin se kush do të merrte përgjegjësi nëse ai do të vdiste gjatë ndeshjes së tenisit në Lojërat Olimpike.

Derisa ai ishte në gjendje t’i shkonte deri në fund ndeshjes, kështu nuk ndodhi me spanjollen Paula Badosa, e cila u detyrua ta braktisë meçin në karrocë.

Organizatori ka njoftuar se ndeshjes e së enjtes në tenis do të zhvillohen më vonë, që ishte kërkesë e shumë lojtarëve, përfshirë e Medvedevit.

“Mund ta çoj deri në fund ndeshjen por mund të vdes”, tha Medveden drejtuar gjyqtarit.

Numri dy i botës në tenis, 25-vjeçar, i mori dy pushime mjekësore në fushë gjatë fitores 2:1 në sete, 6:2, 3:6, 6:2, ndaj italianit Fabio Fognini, falë të cilës kaloi në çerekfinale.

Kur gjyqtari Carlos Ramos e pyeti Medvedevin nëse ishte mirë, ai iu përgjigj: “Jam mirë. Nëse vdes, a do të marrë përgjegjësi ITF-ja (Federata Ndërkombëtare e Tenisit)?”

Ndeshjet e tenisit në Tokio janë zhvilluar në një kohë vape deri tani, në temperatura deri në 33 gradë celsius.


(Kosova Sot Online)