Ky futbollist i madh infektohet me COVID-19

  • S.A /
  • 28 July 2021 - 16:31
 Ky futbollist i madh  infektohet me COVID-19

Real Madridi ka konfirmuar se David Alaba është infektuar me COVID-19.

Mbrojtësi austriak ditë më parë ka kompletuar kalimin te Los Blancos, derisa kishte filluar edhe stërvitjet.

Por, Alaba nuk ka kaluar edhe mirë në ditët e para në kampin madrilen, duke u infektuar me coronavirus.

“Real Madridi dëshiron të ju njoftoj se lojtari ynë, David Alaba, është testuar pozitivisht me COVID-19”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.

Lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të mbetet në vetëizolim për së paku dhjetë ditë.

(Kosova Sot Online )