Calja fantastik në stilin e shtytjes, një kg larg medaljes dhe historisë

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 16:43
Calja fantastik në stilin e shtytjes, një kg larg medaljes dhe historisë

Përfundon garimi i Briken Caljes në Tokio 2020.

Peshëngritësi shqiptar zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke u renditur në vend të katërt në Olimpiadë.

31-vjeçari e mbylli me 151 kg të ngritura në stilin e shkëputjes në Lojërat Olimpike të Tokios. Vendi i shtatë për Caljen në shkëputje, teksa ka bërë shumë më mirë në stilin e shtytjes.

Calja çoi 184 kg në tentativën e parë, ndërsa dështoi në të dytën me 188 kg. Fantastike prova e tretë e peshëngritësit nga Elbasani, i cili ia doli të çojë 190 kg.

Sportisti kuqezi e mbylli dygarëshin me 341 kg të ngritura, duke u renditur në vend të katërt në dygarësh. Vetëm 1 kg ishte Calja larg medaljes se bronztë.


(Kosova Sot Online)