Tjetër lojtar pozitiv me COVID-19 te Real Madridi

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 16:54
Tjetër lojtar pozitiv me COVID-19 te Real Madridi

Tjetër lojtar me koronavirus te Real Madrid.

Javën e kaluar rezultoi pozitiv Karim Benzema, i cili është izoluar dhe ndodhet në karantinë.

Ditën e sotme ka dalë pozitiv edhe David Alaba, një nga afrimet e “Los Blancos” në merkato. Lajm i keq për “xholin” austriak, i cili duhet të nisë karantinën.

“Real Madrid komunikon se lojtari ynë David Alaba ka rezultuar pozitiv me Covid-19“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit spanjoll.

Alaba i dha fund aventurës me Bayern Munchen dhe zbarkoi në kryeqytetin spanjoll si lojtar i lirë. 29-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.


(Kosova Sot Online)