Barça vs Juventus në “Johan Cruyff” me 3 mijë tifozë

  • A.P /
  • 29 July 2021 - 20:06
Barça vs Juventus në “Johan Cruyff” me 3 mijë tifozë

Barcelona dhe Juventusi do të përballen në stadiumin “Johan Cruyff” për trofeun JOAN GAMPER.

Barça ka njoftuar se ndeshja do të luhet nga ora 18:00 dhe do të lejohen deri në 3 mijë tifozë.

Critiano Ronaldo tashmë është kthyer në stërvitje me Juventusin, por Lionel Messi ende jo, sepse ende nuk ka rinovuar kontratën dhe është lojtar i lirë, nuk konsiderohet lojtar i Barcelonës.

Sido që të jetë, sfida është paraparë të zhvillohet me 8 gusht, ka optimizëm që dy më të mirët e botës do t’i shohim përballë njëri tjetrit edhe në këtë miqësore.

(Kosova Sot Online)