‘Luftë’, por jo gola mes Valencias dhe Milanit, Chelsea shpërdoron epërsinë e dyfishtë dhe barazon me Tottenhamin

  • A.P /
  • 04 August 2021 - 22:43
‘Luftë’, por jo gola mes Valencias dhe Milanit, Chelsea shpërdoron epërsinë e dyfishtë dhe barazon me Tottenhamin

Valencia ka barazuar 0-0 me Milanin në miqësoren e së mërkurës, derisa në Angli Chelsea ka barazuar 2-2 me Tottenhamin

Luftë në fushë, por jo gola – miqësorja mes Valencia dhe Milanit e zhvillua  në Mestalla është mbyllur pa gola, 0-0.

Të dy klubet kishin rastet e veta, por asnjëherë nuk e dërguan topin në rrjetë.

Ishte një ndeshje e luftuar, ndeshje që pati edhe përleshje në pjesën e dytë, por në fund gjithçka u qetësua.

Për të dy klubet më rëndësi ishte që lojtarët të kenë sa më shumë minuta në këmbët e tyre para startit të sezonit të ri.

Sfidën e radhës, Milani do ta zhvillojë me 8 gusht me Real Madridin.

Sonte miqësore zhvilloi edhe Chelsea që u përball me Tottenhamin në Stamford Bridge.

Ishte një spektakël i vërtetë, ku u shënuan katër gola dhe nuk i ngjante aspak një loje miqësore.

Chelsea e nisi furishëm takimin me Hakim Ziyech që shënoi për 1-0 në minutën e 16’.

I njëjti shënoi edhe për 2-0 në pjesën e dytë, në minutën e 49’.

Por, më pas Tottenham disi nisi të marrë kontrollin e ndeshjes dhe deri në fund arriti të shënojë dy herë për ta mbyllur takimin baras, 2-2.

Lucas në minutën e 56’ dhe Bergwijn në minutën e 70’ shënuan për Tottenhamin.


(Kosova Sot Online)