Kubo s’ka vend sërish në Madrid, e duan Sociedadi dhe Mallorca

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 00:00
Kubo s’ka vend sërish në Madrid, e duan Sociedadi dhe Mallorca

Kubo duhet të presë ende për një shans në Real Madrid

Sipas Onda Cero, pavarësisht paraqitjeve fantastike në Lojërat Olimpike, Kubo s’do të qëndrojë në Real Madrid.

Reali po mendon sërish ta huazojë talentin 20-vjeçar.

Ai ka kaluar dy sezone në formë huazimi te klube si Mallorca, Villarreal dhe Getafe.

Tani, sipas Onda Cero, Real Sociedadi dhe sërish Mallorca janë duke insistuar për 20-vjeçarin. 


(Kosova Sot Online)