Barça mohon klauzolën (20 milionë euro) nëse Coutinho plotëson 100 ndeshje si “blaugrana”

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 19:36
Barça mohon klauzolën (20 milionë euro) nëse Coutinho plotëson 100 ndeshje si “blaugrana”

Shitja e Philippe Coutinhos ka qenë në fokusin e drejtuesve të Barcelonës. Arsyet janë të ndryshme, por në thelb ekonomike.

Nga Anglia kanë raportuar se Barça ishte e detyruar të paguante 20 milionë euro më shumë te Liverpooli nëse braziliani do të arrinte 100 ndeshje.

Burime që kanë akses në kontratat e klubit të Barcelonës sigurojnë se kjo klauzolë nuk ekziston, pra “nuk është e vërtetë”, por pa hyrë në më shumë detaje.

Koeman nuk do ta kishte problem të vazhdonte me Coutinhon nëse klubi nuk gjen përfundimisht një destinacion fitimprurës për brazilianin. Ky qëndrim i holandezit sugjeron se nuk ka ndonjë klauzolë që mund t’u kushtojnë 20 milionë euro arkava te klubit.

Coutinho tani është gati të bashkohet me grupin pasi kaloi një dëmtim të rëndë. Më 30 dhjetor, ai dëmtoi meniskun e jashtëm të gjurit të tij të majtë. Pas një ndërhyrjeje të dytë në Brazil, u vonua kthimi i tij në fushë. Te Barcelona e konsiderojnë lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Problemi është se blerja e tij nga Liverpooli përfshinte disa pagesa në forma të ndryshme, që në “Camp Nou” nuk duan ose nuk mund t’i paguajnë dhe që nuk janë bërë kurrë publike.

Coutinho, i cili ka luajtur 90 ndeshje me fanellën e Barcelonës (22 në 2017-2018, 54 në 2018-2019 dhe 14 në 2020-2021), pëlqehet nga disa klube të Premier League-s, me Tottenhamin në krye. Mbetet për t’u parë nëse oferta që do të vijë te Barcelona për klubin apo lojtarin do të bëjë të mundur largimin e tij nga Katalunja.

(Kosova Sot Online)