Prishtina kthehet në Ligën Ballkanike

  • A.P /
  • 05 gusht 2021 - 22:38
Prishtina kthehet në Ligën Ballkanike

KB Sigal Prishtina ka konfirmuar se në sezonin e ri (2021/22) do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike.

Prishtina ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme dhe i kthehet kësaj gare pas katër vite mungesë.

Vlen të theksohet se klubi nga kryeqyteti i Kosovës ishte shpallur dy herë kampion ballkanik, në vitin 2015 dhe 2016.

Njoftimi nga klubi i Prishtinës (pa ndërhyrje):

“Përsëri në Balkan League!

Pas katër vitesh mungesë, SIGAL Prishtina në krye me Presidentin Burim Maraj ka vendosur që të rikthehet aty ku kishte sunduar vite më parë, në Balkan League.

Ishin pikërisht Balkan League dhe zotëri Shtriks ata që të parët i hapën dyert Prishtinës dhe basketbollit të Kosovës për pjesëmarrje historike në garat ndërkombëtare.

SIGAL Prishtina si kampione e dyfishtë e kësaj gare është njëkohësisht një ndër skuadrat me të suksesshme dhe këtë edicion qe po vjen padyshim se do t’i jap kualitet dhe popullaritet më të madh këtij kompeticioni.

Kampionët e Ballkanit, u rikthyen!”.

(Kosova Sot Online)