Neymari e do Messin në PSG, e konfirmon me veprimin e fundit në rrjetet sociale

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 00:03
Neymari e do Messin në PSG, e konfirmon me veprimin e fundit në rrjetet sociale

Për shkak të “pengesave strukturore dhe ekonomike të klubit”, siç thotë Barcelona, Leo Messi s’mund të vazhdojë me Barçën dhe kështu, zyrtarisht, ai është larguar nga klubi i fwmijwrisw.

35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste – janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën që vështirë se do t’i arrijë një tjetër futbollist.

Me t’u konfirmuar lajmi zyrtarisht nga Barcelona, kanë nisur reagimet në rrjetet sociale për klubin e mundshëm të Messit.

Në Instagram është postuar në një faqe një foto e Messit duke u përqafuar me Neymarin në PSG dhe brazilianin ia kë bërë ‘like’, duke i pëlqyer ideja që të luajnë sërish së bashku.

(Kosova Sot Online)