SHBA – Francë, nesër na pret finalja e madhe në “Tokyo 2020”

  • S.A /
  • 06 August 2021 - 16:12
SHBA – Francë, nesër na pret finalja e madhe në “Tokyo 2020”

Amerikanët në gjysmëfinale të Olimpiadës e eliminuan Australinë, kurse francezët Slloveninë. Finalja e madhe e basketbollit në Olimpiadën e Tokios do të luhet nesër. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca do të përballen në finalen e madhe të basketbollit në Lojërat Olimpike. Amerikanët ia dolën ta eliminojnë në gjysmëfinale Australinë, të cilën e mundën me rezultat 97:78.

Yjet e NBA-së shihen si favoritë për ta fituar krejt turneun në bazë të cilësive të tyre. Ata i kanë dominuar kundërshtarët deri tash dhe të njëjtën gjë do të mundohen ta bëjnë edhe në finalen e madhe. Aty, amerikanët do të përballen me Francën, e cila e fitoi ndeshjen dramatike me Slloveninë, 90:89.

Edhe “Trekolorët” kanë bërë paraqitje solide në këtë turne dhe do ta kërkojnë po ashtu medaljen e artë olimpike. Finalja e madhe e basketbollit do të luhet të shtunën duke filluar nga ora 04:30 me kohën tonë lokale. E për medalje të bronztë do të luajnë Australia me Slloveninë, në ndeshjen që fillon në orën 13:00 me kohën tonë. 

(Kosova Sot Online )