Morata mbetet jashtë pasi që gruaja e tij lënë të mbyllura dyert

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 22:08
Morata mbetet jashtë pasi që gruaja e tij lënë të mbyllura dyert

Alvaro Morata është përballur me një befasi të pakëndshme kur është kthyer mbrëmë në shtëpi nga Barcelona, pasi që gruaja e sulmuesit e ka lënë atë jashtë

Bardhezinjtë u mposhtën 3-0 nga Barcelona në ndeshjen për trofeun Gamper  në ndeshje parasezonale. Morata ka treguar në story të Instagramit me anë të një video që pasi është kthyer në Torino me skuadrën ai kishte shkuar në katër të mëngjesit në shtëpi por dyert e saj ishin të mbyllura.

Si një masë paraprake, ashensorët po ashtu janë të kyçur në atë kohë kështu që sulmuesi rezervoi hotelin në 4 të mëngjesit për ta bërë një sy gjumë.  Gruaja e tij, influencierja e rrjeteve sociale, Alice Campello e siguroi atë që nuk e ka bërë me qëllim dhe se ajo thjesht kishte fjetur dhe kishte harruar që ta shkyçte sistemin e sigurisë që ai të hyjë brenda kur të kthehet.

Ajo po ashtu ka treguar në story të Instagram se si Alice ishte duke e shikuar ndeshjen bashkë me tre fëmijët e tyre të vegjël, të cilët vazhdimisht i bënin asaj pyetje se kush luante dhe pse luante.

(Kosova Sot Online)