Iniesta: “E dhimbshme ta shohim Messin me fanellë të një tjetër klubi”

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 09:06
 Iniesta: “E dhimbshme ta shohim Messin me fanellë të një tjetër klubi”

Andres Iniesta thjesht s’mundet ende ta besojë se Lionel Messi nga sezoni ardhshëm s’do ta veshë fanellën e Barcelonës, por të Paris Saint Germain.

PSG konfirmoi të martën mbrëmë transferimin e 34-vjeçarit me parametra zero, pasi i skadoi kontrata këtë verë me Barçën.

Messi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Parisin, me mundësi vazhdimi edhe një tjetër.

Lidhur me largimin e Leos ka folur sërish Andres Iniesta.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, as se si shkuan gjërat, por klubit do t’i duhet kohë të shërohet nga ky transferim”, tha Iniesta për AFP .

“Do të jetë e dhimbshme ta shoh atë në fanellën e një skuadre tjetër. Leo personifikon Barcelonën. Ai ishte gjithçka, ai është një lojtar mbi ekipin. Unë kurrë nuk kam parë një lojtar si ai dhe nuk mendoj se do të shoh ndonjëherë”.

“[Barcelona] do të vazhdojë të jetë një nga ekipet më të mira, një nga ato që duhet të jetë…”.

(Kosova Sot Online)