PSG me shifra stratosferike të shpenzuara për rrogat e futbollistëve, kjo është renditja

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 16:19
PSG me shifra stratosferike të shpenzuara për rrogat e futbollistëve, kjo është renditja

Transferimi i Leo Messit ka bërë që shifra e pagave të rritet tek PSG.

Paga prej 35 milionë eurove e sulmuesit argjentinas e ka çuar tashmë në 302 milionë shifrën e pagave të përgjithshme tek kjo skuadër.

Skuadra franceze tashmë është skuadra me shifrën e pagesave më të lartë në botë. E dyta është ajo e Real Madridit me 250 milionë euro.

Në vend të tretë, renditet Manchester United me bilancin e rrogave që u shkon 237 milionë euro. Në vend të katërt zbret Barcelona.

(Kosova Sot Online)