“Tregu është çmendur”, Saha pas lajmeve se United mund ta blejë Haaland për 200 milionë funte

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 16:24
“Tregu është çmendur”, Saha pas lajmeve se United mund ta blejë Haaland për 200 milionë funte

Ish sulmuesi i Djajve të Kuq ka pranuar që marrëveshjet për shuma të mëdha sot nuk janë të pamundshme, por ka thënë se skuadra nga Old Trafford nuk ka asgjë për t’u provuar

Manchester United mund të shpenzojë shumë para për Erling Haaland, ka thënë Louis Saha, me ish Djajtë e Kuq që mund të shpenzojnë më shumë se 200 milionë funte  për yllin e Borussia Dortmund.

“Kur i shikoni shumat e transferove në moment, çdo skuadër, madje edhe United, është dashur që të vuajnë për këtë sezon”, ka thënë ish sulmuesi i United për Gentingbet.

“Kur shikoni se skuadrat blejnë një mesfushorë për 100 milionë funte, mund të imagjinoni se sa mund të kushtojë Haaland nga 150 milionë funte apo 200 milionë”.

“Kështu që tregu është më të vërtetë i vështirë për Manchester United. Njerëzit e inkurajojnë United që të marrë Haaland apo Mbappe, por në realitet është një treg i çmendur”, ka thënë ai. 


(Kosova Sot Online)