Momenti kur Arnold Gjergjaj nokautoi kroatin pas 40 sekondash (Video)

  • 06 December 2015 - 17:59
Momenti kur Arnold Gjergjaj nokautoi kroatin pas 40 sekondash (Video)

Nuk kanë të ndalur sukseset e boksierit shqiptar, Arnold Gjergjaj në boksin e peshave të renda.

Gjergjaj ka arritur fitore të lehtë kundër kroatit Marino Goles, në meçin e zhvilluar në Umweltarena, në Spreitenbach të Zvicrës.Momenti kur Arnold Gjergjaj nokautoi kroatin pas 40 sekondash (Video)

Boksierit tonë nuk iu është dashur kohë më shumë së 40 sekonda për të nokautuar kroatin, i cili konsiderohet boksieri më i mirë në Kroaci.

Ndryshe Arnoldi i njohur me nofkën ‘The Kobra’ dhe kjo është fitorja e parë e tij pas mbrojtjes së titullit evropian në qershor ndaj rusit Denis Bachtow.