City e nisë mbrojtjen e titullin në Londër, starton Grealish

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 17:18
City e nisë mbrojtjen e titullin në Londër, starton Grealish

Manchester City do të nisë Premier Ligën e Anglisë sonte në stadiumin e ri të Tottenham Hotspur.

City ende nuk e ka përfunduar pazarin me lojtarë në Premier Ligë, por që sonte ata do ta nisin mbrojtjen e titullit kundër skuadrës londineze, Tottenham Hotspur.

City para një jave humbi Superkupën e Anglisë përballë Leicester, por sonte ata dëshirojnë që ta fillojnë fuqishëm edicionin e ri në Premier Ligë.

Nga Tottenham prej minutës së parë sonte ka startuar në sulm Son, Lucas dhe Bergwijn.

Në anën tjetër, City nga minuta e parë sonte ka startuar me blerjen e tyre 100 milionëshe, Grealish i cili do të luajë pas tre sulmuesve të City: Mahrez, Torres dhe Sterling.

(Kosova Sot Online)