Roma mund ta transferojë Lenglet nga Barcelona

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 19:18
Roma mund ta transferojë Lenglet nga Barcelona

Raportet në Spanjë thonë se Roma është e interesuar në mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet

Sipas El Chiringuito TV, mbrojtësi 26 vjeçar është në radarin e Giallorossi për këtë verë.

Nuk është hera e parë që ka lajme për këtë derisa ai është lojtari i tretë i Barcelonës që lidhet me kalim në Serie A pas Miralem Pjanic te Juventusi dhe Philippe Coutinho për Lazion.

Lenglet ka kontratë deri më 2026, i vetmi që ka kontratë të gjatë, kështu që mund të huazohet me mundësi blerje.

E ardhmja e tij nën urdhrat e Ronald Koeman është në dyshim derisa ai hyri në ndeshje vetëm gjatë minutave shtesë në fitoren 4-2 të Barcelonës dje kundër Real Sociedadit.

(Kosova Sot Online)