Nder i madh të jem numri 9 i një klubi si Roma, koha të luftojmë për tituj

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 14:47
Nder i madh të jem numri 9 i një klubi si Roma, koha të luftojmë për tituj

Tammy Abraham tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Romës. Ka nënshkruar kontratë deri më 2026 dhe do të fitojë deri në 5 milionë euro neto në sezon.

Pas Rui Patricio, Eldor Shomurodov e Matias Vina, Roma ka kryer edhe transferimin e katërt për këtë verë. Tammy Abraham tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Romës.

Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2026 dhe do të fitojë deri në 5 milionë euro neto në sezon.

Abraham, që u ble për 40 milionë euro nga Chelsea, mezi pret të nisë aventurën e re dhe të ndihmojë Romën të fitojë trofe.

“Roma më deshi mua me të vërtetë dhe e treguan diçka të tillë”, tha ai.

“Ky është një klub që meriton të luftojë për tituj. E kam eksperiencën e fitimit të trofeve të rëndësishëm dhe dua të luaj sërish në atë lloj gare”.

“Dua ta ndihmoj Romë ta arrijë këtë qëllim dhe të rikthehet në nivelet ku e meriton të jetë”.

“Është një nder i madh të jem numri 9 në këtë klub dhe mezi pres të nisi të luaj dhe të ndihmoj ekipin”.

(Kosova Sot Online)