Arsenali e kujton golin spektakolar të Xhakës ndaj Chelseat

  • A.P /
  • 22 August 2021 - 13:18
Arsenali e kujton golin spektakolar të Xhakës ndaj Chelseat

Pas suksesit në sfidën me “Shqiponjat” e Crystal Palace-t, blutë e Chelsea-t përballen në një tjetër derbi me Arsenalin dhe këtë herë “The Blues Lions” kanë një rast të shkëlqyer për t’u kthyer në rrugën e fitoreve, në ndeshjet ndërmjet tyre.

Pavarësisht ndryshimeve rrënjësore që ka pësuar në të gjitha aspektet skuadra e Chelsea-t nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel në mënyrë të pabesueshme “Topçinjtë” kanë fituar tre përballjet e fundit kompetitive mes tyre, në të gjithë kompeticionet.

Në përballjen e parë të sezonit të kaluar, Arsenal fituan me rezultat 3-1 në Emirates.

Aty Granit Xhaka shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, të cilën e ka ripostuar faqja zyrtare e Arsenalit nëpër rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)