Tottenham në avantazh, Man Utd po befasohet nga Southamptoni

  • A.P /
  • 22 August 2021 - 16:28
Tottenham në avantazh, Man Utd po befasohet nga Southamptoni

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve Southampton-Manchester United dhe Wolves-Tottenham.

“Djajtë e Kuq” e shohin veten në disavantazh 1:0 pas 45 minutave të parë dhe do ju duhet punë e madhe për të dalë me fitore nga kjo ndeshje.

Golin e vetëm në fraksionin e parë e realizoi Fred autogol në minutën e 30-të të ndeshjes

Në ndeshjen tjetër, Tottenhami po triumfon minimalisht ndaj Wolvesit pas 45 minutave të parë.

Goli i vetëm i ndeshjes deri tash u realizua nga Dele Alli në minutën e nëntë nga pika e bardhë.

(Kosova Sot Online)