Përgjigja epike e Umtitit ndaj pyetjes se a ka vend në skuadrën e Barcelonës

  • S.A /
  • 23 August 2021 - 13:22
Përgjigja epike e Umtitit ndaj pyetjes se a ka vend në skuadrën e Barcelonës

Mbrojtësi francez Samuel Umtiti e ka dhënë një përgjigje epike kur është pyetur se a ka ai vend në ekipin e parë të Barcelonës në sezonin e ri 2021/22.

Umtiti, jo vetëm që është nxjerrë në shitje nga Barça, por ai rrezikon edhe të mbetet pa kontratë nëse nuk pranon t’i bashkohet një ekipi tjetër deri në përfundim të afatit kalimtar të kësaj vere, raporton Gazeta Express.

Ish-mbrojtësi i Lyonit ka dështuar ta dëshmojë veten në Barcelonë për shkak të telasheve të shpeshta fizike dhe tani është ndër lojtarët të cilët klubi dëshiron t’i heqë qafe shkaku i pagës së lartë.

I pyetur nga gazetarja e El Chiringuito, Maria Garrido, se a ka vend në ekipin e Barçës, francezi u përgjigj: “Kam vend në makinën time”.

Kjo përgjigje le të kuptohet se Umtiti po e pranon se e ardhmja e tij është larg Barcelonës.

(Kosova Sot Online )