Tri kushtet që Manchester City duhet t’i plotësojë për ta marrë Ronaldon

  • S.A /
  • 25 August 2021 - 14:06
Tri kushtet që Manchester City duhet t’i plotësojë për ta marrë Ronaldon

Menaxheri i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, është duke bërë përpjekje ta dërgojë portugezin në Manchester City, por kampioni i Premierligës duhet t’i plotësojë tri kushte për ta blerë atë. Marrëveshja e Ronaldos me Juventusin mbaron në verën e vitit 2022, por 36-vjeçari po bën trysni të largohet tani, megjithëse klubi këmbëngul se ai asnjëherë nuk e ka kërkuar largimin.Mediat italiane raportojnë se Manchester City është klubi i vetëm që ka shprehur interesim për ta blerë Ronaldon, por koha po ikën për gjigantin anglez për arritjen e një marrëveshjeje.

Afati kalimtar i verës mbyllet me 31 gusht, por kjo nuk është e vetmja gjë që e bën të vështirë marrëveshjen.

Sky Sport Italia raporton se City nuk dëshiron ta paguajë Juventusin për Ronaldon, derisa gjiganti italian i kërkon rreth 30 milionë euro për ta liruar portugezin.

Si alternativë, Juve është e hapur ta marrë Gabriel Jesusin në një marrëveshje shkëmbimi, por City nuk dëshiron ta largojë brazilianin.

Skuadra e Pep Guardiolës duhet ta shesë ndonjë futbollist për ta marrë Ronaldon dhe, sipas mediave italiane, Sterling mund të largohet, por, përsëri, City nuk ka mjaftueshëm kohë për ta shitur anglezin. 

(Kosova Sot Online )