Lojtarët e Bayern Munich të bindur në suksesin e trajnerit Nagelsmann

  • A.P /
  • 25 August 2021 - 15:34
Lojtarët e Bayern Munich të bindur në suksesin e trajnerit Nagelsmann

Thomas Muller dhe Manuel Neuer mbështesin trajnerin Julian Nagelsmann. Në një intervistë të dhënë dyshja bavareze kanë dalë në mbështetje të teknikut 34-vjeçar.

Të dy ata shprehen se numri një i stolit bavarez po  lulëzon në rolin e tij si trajner pavarësisht moshës së tij të re.

Ndërkohë Neuer foli edhe për dëshirën e fitimit të titullit të 10 kampion radhazi.

“Për mua është shumë e rëndësishme të fitosh patjetër këtë titull të 10-të radhazi. Asnjë klub në Europë nuk e ka arritur ende këtë rekord dhe për në kjo është një shtysë edhe më a madhe. Përsa i takon trajnerit unë mund të them se ai është shumë profesionist dhe me përvojë edhe pse ka një moshë të re”.

Thomas Muller gjithashtu shfaqet në të njëjtën linjë mendimesh me shokun e tij të skuadrës.

“Duhet thënë se Julian Nagelsmann nuk është më i ri në stërvitje. Sigurisht, është gjithmonë ndryshe te Bayerni. Mori Hoffenheim në një situatë të  vështirë në atë kohë me presionin e luftës së rënies nga kategoria. Më pas një ekip ambicioz si Leipzig, pasi pritshmëritë jo vetëm që u konfirmuan, por i tejkaluan me një paraqitje të shkëlqyer në turneun e Ligës së Kampionëve. Kështu që unë mendoj se ai tashmë ka bërë nje punë të shkëlqyer gjë që do të ndodhë edhe me Bayernin”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)