Sterling, çelësi i kalimit të Ronaldos në Manchester City

  • S.A /
  • 26 August 2021 - 13:47
Sterling, çelësi i kalimit të Ronaldos në Manchester City

Raheem Sterling mund të jetë çelësi i kalimit të Cristiano Ronaldos në Manchester City, sipas mediave italiane.

Menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, ndodhet në Torino për të biseduar për kalimin e portugezit në Etihad. Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi, por Manchester City nuk është i gatshëm ta paguajë asnjë cent për ta marrë atë nga Torino.

Në anën tjetër, Juve i dëshiron të paktën 25 milionë euro për portugezin. Megjithatë, ai nuk është problemi i vetëm për kalimin e Ronaldos në Premierligë, sepse City dëshiron ta largojë Raheem Sterlingun para se ta afrojë Ronaldon. Sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, e ardhmja e sulmuesit anglez mund të jetë vendimtare për të ardhmen e 36-vjeçarit.

Një marrëveshje shkëmbimi Ronaldo-Sterling nuk përmendet nga gazeta, por Barcelona ka treguar interesim për anësorin e kampionit anglez, prandaj, nëse Sterling kalon në Camp Nou, atëherë Ronaldo do t’i bashkohet Cityt.

Mendes pritet të takohet sot me drejtuesit e Juventusit. 

(Kosova Sot Online )