Akuzohet për përdhunim, Manchester City e pezullon futbollistin francez

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 18:45
Akuzohet për përdhunim, Manchester City e pezullon futbollistin francez

Benjamin Mendy pezullohet nga Manchester City. Klubi anglez ka dalë me komunikatë dhe e bëri me dije diçka të tillë.

Mes të tjerave City shkruan se kemi të bëjmë me një proces ligjor dhe nuk mund të bëjë komente të tjera, derisa ky proces të përfundojë.

Këto ngjarje pretendohen të kenë ndodhur ne periudhën mes tetorit 2020 dhe gushtit të këtij viti.

Policia po heton dhe mbetet të shihet nëse do të provohen akuzat.

(Kosova Sot Online)