
Haaland i jep fitoren Dortmundit ndaj Hoffenheimit

Borussia Dortmund i është rikthyer fitoreve në kuadër të Bundesligës gjermane.
Dortmundi ka lënë pas vetes humbjen befasuese xhiron e kaluar ndaj Freiburgut dhe ka triumfuar 3:2 ndaj Hoffenheimit.
Reyne e kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 49-të, pas asistimit të Jude Bellingham.
Në minutën e 61-të u barazuan shifrat ku Baumgartner realizoi, por nuk vonoi shumë dhe Bellingham pas tetë minutave e riktheu epërsinë e vendasve.
Dabbut barazoi rezultatin për të dytën herë në minutën e 90-të, por Haaland një minutë më vonë arriti të realizonte dhe t’i ndalte pikët e plota në “Signal Iduna Park”.
Me këtë fitore, Dortmund merr primatin në tabelë përkohësisht me gjashtë pikë nga tri xhiro, kurse Hoffenheim momentalisht gjendet në vendin e katërt me katër pikë gjithsej.
(Kosova Sot Online)