Pogba: Ky është ekipi më i fortë i Manchester Unitedit

  • S.A /
  • 30 August 2021 - 15:34
Pogba: Ky është ekipi më i fortë i Manchester Unitedit

Paul Pogba ka këmbëngulur se skuadra e tanishme e Manchester Unitedit është më e forta në të cilën ka luajtur ai dhe ka thënë se ndihet i lumtur në Old Trafford. Në fillim të verës pati thashetheme për të ardhmen e Pogbas, i cili e ka më pak se një vit të mbetur në marrëveshjen e tij në Unitedin.

Megjithatë, mesfushori francez ka dëshmuar se mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj kauzës së Unitedit, pasi e ka nisur në formë mbresëlënëse sezonin e ri. Ai thotë se synimi i tij këtë sezon është të fitojë trofe nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskjaer.

Djajtë e kuq janë përforcuar duke nënshkruar me yje si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Raphael Varane dhe 28-vjeçari është i ngazëllyer nga potenciali i skuadrës së tij. “Manchester Unitedi ka pasur shumë ekip të forta, por ky është patjetër më i forti (në të cilin kam luajtur). Është e qartë se në ADN-në e këtij klubi është fitimi i trofeve”, tha Pogba. “Ne e kemi një ekip të fortë që mund të bëhet kampion. Ne e dimë se sa e vështirë është, por ne do ta japim më të mirën nga vetja për ta fituar trofeun këtë sezon”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )