Haaland, top prioritet i Manchester United për verën e ardhshme

  • A.P /
  • 01 September 2021 - 16:29
Haaland, top prioritet i Manchester United për verën e ardhshme

Manchester United ka filluar qysh tash të bëjë planet e tyre për verën e ardhshme

Skuadra nga Premier Liga shpreson që ta mposht PSG-në dhe Real Madridin për të nënshkruar me sulmuesin norvegjez.

Siç raporton ESPN, Manchester United e ka synim kryesor transferimin e Erling Haaland në skuadër në afatin e ardhshëm të verës.

Djajtë e Kuq e kanë kthyer Cristiano Ronaldon në Old Trafford në një marrëveshje dy vjeçare në gusht të këtij viti, por ata shpresojnë që ta forcojnë skuadrën e tyre edhe më shumë me yllin e Borussia Dortmundit.

Paris Saint-Germain Real Madrid dhe Bayern Munich të gjitha janë lidhur me një kalim të sulmuesit norvegjez por është Ole Gunnar Solskjaer që shpreson ta joshë bashkëvendasin e tij që t’i bashkohet skuadrës nga Premier Liga.

(Kosova Sot Online)