“Ndoshta nuk është i informuar” – krejt skuadra vaksinohet, Granit Xhaka jo

  • G.G /
  • 02 September 2021 - 15:25
“Ndoshta nuk është i informuar” – krejt skuadra vaksinohet, Granit Xhaka jo

Granit Xhaka nuk ka pranuar ta marrë vaksinën kundër pandemisë Covid-19, derisa pothuajse të gjithë bashkëlojtarët e tij në ekipin kombëtar të Zvicrës janë vaksinuar tashmë, ka konfirmuar Adrian Arnold, shefi për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës.           

Drejtori i Klinikës Infektive në Kosovë, Arben Vishaj, është befasuar që kapiteni i kombëtarës Zvicërane nuk është i vaksinuar.

“Çfarë, Xhaka nuk është i vaksinuar? Të famshmit duhet të jenë shembull!”, tha Vishaj për gazetën zvicërane “Blick”.

“Unë nuk e di arsyen pse ai nuk është vaksinuar, ndoshta ai thjesht nuk është i informuar mirë për përfitimet e një vaksinimi”, shtoi Vishaj.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që personat me ndikim të promovohen për gjëra të mira e në këtë rast për shëndetin.

“Është e rëndësishme që njerëzit me ndikim të ngrihen për gjëra të mira, në këtë rast shëndetin, një vend me Xhakën sigurisht që do të ishte një ide e mirë”, tha ai.

Ministria e Shëndetësisë para pak kohësh ka bërë një fushatë për vaksinim kundër COVID-19, e që i janë bashkuar shumë figura të njohura të vendin tonë.

(Kosova Sot Online)