Fusha sportive e Bregut të Diellit “mbulohet” me fanellën e Fadil Vokrrit

  • S.A /
  • 14 shtator 2021 - 16:31
Fusha sportive e Bregut të Diellit “mbulohet” me fanellën e Fadil Vokrrit

Fusha sportive e lagjes së Bregut të Diellit në Prishtinë sot mori një pamje krejtësisht tjetër.

Fusha e kësaj lagje u mbulua me një punim artistik që mban fanellën e legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrrit.

Ishte djali i tij, Gramoz Vokrri i cili ishte i ftuar nga drejtoria e sportit në Prishtinë me rastin e përfundimit të këtij projekti.

“Isha i mahnitur me këtë punim artistik të fushës, i cili e nderon figurën e Fadil Vokrrit. Me shpresën që projekte të tilla të frymezojnë gjeneratat e reja në drejtim të sportit në përgjithësi”, shkroi ai.

https://www.facebook.com/gramoz.vokrri/posts/10165345802825244

(Kosova Sot Online )