Për një arsye të vetme, Cristiano Ronaldo largohet nga vila super luksoze që i siguroi “Manchester United”

  • G.G /
  • 17 September 2021 - 07:40
Për një arsye të vetme, Cristiano Ronaldo largohet nga vila super luksoze që i siguroi “Manchester United”

Para disa ditësh, Cristiano Ronaldo, firmosi kontratën me Manchester United, duke u rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër. Ishte vetë klubi anglez që njoftoi rikthimin në Old Trafford të Ronaldo-s. Klubi anglez njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e lojtarit, i cili kishte shprehur dëshirën për të mos vazhduar në Itali.

Futbollisti dhe familja e tij u rikthyen në “shtëpinë e vjetër” dhe u vendosën në një vilë luksoze.

Përveç luksit të madh, klubi i Manchester United, madje i siguroi sulmuesit një ekip sigurie prej gjashtë personash që do të patrullojë pronën gjatë gjithë kohës.

Pavarësisht të gjithave, futbollisti ka vendosur që të largohet nga vila luksoze me vlerë prej 6 milionë paund për një arsye paksa të çuditshme.

“The Sun” shkruan se këtë vendim ai e mori pasi ishte i shqetësuar nga zhurma e deleve që kullotnin në pronën ngjitur.

Duket se partnerja e tij, Georgina Rodriguez nuk ndante të njëjtin mendim me futbollistin pasi para pak ditësh ajo ndau me të gjithë ndjekësit e saj disa momente teksa fëmijët argëtoheshin me jetën në fshat ku dukeshin dhe delet.

Sipas mediave të huaja, Cristiano Ronaldo së bashku me familjen tij janë zhvendosur në një vilë tjerër, me vlerë 3 milion paund.

(Kosova Sot Online)