Chelsea ishte gati të ofronte 100 milionë euro për Marquinhos

  • S.A /
  • 21 September 2021 - 16:26
Chelsea ishte gati të ofronte 100 milionë euro për Marquinhos

Ylli i Paris Saint-Germain, Marquinhos pëlqehej shumë nga Chelsea, i cili ishte gati të bënte ofertë të madhe për shërbimet e tij gjatë verës.

Blutë e Londrës ishin të interesuar të përforcimin edhe më shumë mbrojtjen për sezonin aktual 2021/22.

Drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge etiketuan brazilianin e PSG-së, Marquinhos, si përforcimin ideal.

Ata donin një ribashkim mes brazilianit dhe Thiago Silvas, pasi dyshja kishin gëzuar një partneritet të fortë gjatë kohës së tyre së bashku në Parc des Princes.

Sipas mediumit RMC Sport, Chelsea ishte gati të ofronte 100 milionë euro për yllin e Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të verës.

Sidoqoftë, PSG e bëri të qartë se ata nuk donin të shisnin Marqunhos për asnjë çmim .

Edhe vendimi i lojtarit ishte të qëndronte në Paris dhe jo të shkonte në Ligën Premier te Chelsea.

(Kosova Sot Online )