City e shkel Wanderersin, Liverpool e mund Norwichin e Rashicës

  • E.K /
  • 21 September 2021 - 23:21
 City e shkel Wanderersin, Liverpool e mund Norwichin e Rashicës

Manchester City dhe Liverpooli kanë kaluar në fazën tjetër të Carabao Cup pas fitoreve kundër Wycombe Wanderers, respektivisht Norëich City

City i Pep Guardiolës me shumë ndryshime në formacion, gjashtë debutues të rinj, arriti ta mund 6-1 skuadrën e Wycombe Wanderers.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Brandon Hanlan, por, kjo vetëm sa e nxiti Cityn që të reagojë dhe shënoi tre gola të shpejtë në pjesën e parë.

De Bruyne shënoi për 1-1 në minutën e 29’, Mahrez për 2-1 në atë të 43’ dhe në fund të pjesës së parë Foden 45’.

Në pjesën e dytë, City shënoi edhe tre herë, Torres, Mahrez dhe Palmer shënuan për 6-1, për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Carabao Cup.

Norwich City 0-3 Liverpool

Liverpooli e ka prerë biletën për në fazën tjetër të Carabao Cup.

Redsat e mundën 3-0 Norwichin në udhëtim. Ishta nata e Minaminos, i cili realizoi dy gola, derisa shënoi edhe Origi,

(Kosova Sot Online)