Chelsea e shënjestron Pau Torresin

  • S.A /
  • 29 September 2021 - 14:39
Chelsea e shënjestron Pau Torresin

“Blues” po planifikojnë të përforcohen në repartin defanziv dhe ia kanë mësyrë Spanjës, respektivisht qendërmbrojtësit të Villarrealit

Chelsea është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Dhe, kampioni aktual evropian duket se ka shënjestruar në Spanjë.

Mediumi 90min raporton se “Blues” ia kanë mësyrë qendërmbrojtësit të Villarrealit, Pau Torres.

Pasi dështuan ta transferojnë Jules Kounden, Të Kaltrit tash i janë vërsulur 24 vjeçarit.

Gjatë verës që shkoi, interesim për përfaqësuesin spanjoll kishte shprehur edhe klubi tjetër anglez, Manchester United.

Torres vlerësohet lart si futbollist për stabilitetin që e krijon në mbrojtje dhe për qetësinë e tij.

Ai e fitoi Europa Leaguen me Villarrealin sezonin e kaluar dhe shkoi me Spanjën deri në gjysmëfinale të Euro 2020. 

(Kosova Sot Online )