Van de Beek kërkon “të shpëtojë” përfundimisht nga Man United

  • S.A /
  • 01 October 2021 - 09:16
Van de Beek kërkon “të shpëtojë” përfundimisht nga Man United

Donny van de Beek do të tentojë të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori, sipas Daily Mail ka ngecur në Old Trafford, nuk mundi të largohet as në janar të vitit 2021 e as në afatin kalimtar të verës. United nuk dëshiron ta lërë të largohet lirë nga çmimi që e ka blerë nga Ajaxi, por do të detyrohet që të bëjë një marrëveshje, pasi për lojtarin ofertat janë të pakta me çmimin që kërkojnë Djajtë e Kuq.

Në vitin 2022 luhet Kupa e Botës në Katar dhe Van de Beek e ka kuptuar që s’ka të ardhme në United, s’do të ketë më shumë minuta dhe zgjidhja më e mirë është largimi. Ai do të bëjë të pamundurën që ta bind klubin ta lërë të largohet në afatin kalimtar të janarit. 

(Kosova Sot Online )