Real Madridi s’ka nevojë për Mbappen por për mbrojtës, thotë Capello

  • S.A /
  • 07 October 2021 - 09:17
Real Madridi s’ka nevojë për Mbappen por për mbrojtës, thotë Capello

Real Madridi nuk ka nevojë për Kylian Mbappen, sipas Fabio Capellos, i cili beson se Reali duhet të përqendrohet më shumë në përforcimin e mbrojtjes.

Për Mbappen thuhet të jetë synimi parësor i Realit që prej kur ai u fut në vitin e fundit të marrëveshjes me Paris Saint-Geraminin dhe mungesës së një marrëveshjeje të re mes tij dhe klubit.

Mancini: Humbja ndaj Spanjës do t’i japë forcë Italisë.

Dietë e sigurtë për dembelët! Provo sonte! Pa lodhje!

Gjiganti spanjoll i bëri tri oferta të pasuksesshme për 22-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të verës së fundit dhe presidenti i klubit Florentino Perez zbuloi së fundmi se do të rikthehet në janar për blerjen e tij.

Por Capello, dikur trajner i Realit, beson se Perezi po dështon ta adresojë një çështje më serioze.

Reali është i pari në tabelën e La Ligës falë goldallimit pas shtatë ndeshjeve, por i ka pranuar 10 gola tashmë, përfshirë dy në një humbje befasuese kundër Espanyolit në javën e fundit.

I pyetur për kalimin e mundshëm të Mbappes në Real, Capello tha: “Atyre do t’iu duhet kohë për ta ndërtuar një ekip të fortë, Madridit i duhen dy qendërmbrojtës”.

“E pashë ndeshjen e tyre kundër Mallorcas.. nënë o nënë! Por ata nuk kanë telashe në sulm, edhe pa Mbappen”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )