Fury i thotë seriozisht Wilderit: Bëji vetes një nder e pensionohu, je burrë i lig

  • S.A /
  • 07 October 2021 - 10:36
Fury i thotë  seriozisht Wilderit: Bëji vetes një nder e pensionohu, je burrë i lig

Tyson Fury e ka paralajmëruar Deontay Wilderin se do ta nokautojë në luftën e së shtunës për titullin e botës në kategorinë e rëndë, duke thënë se boksierit amerikan i kanë mbaruar arsyetimet.

Fury dhe Wilder do të takohen në Las Vegas të shtunën në një luftë në të cilën boksieri britanik do ta mbrojë titullin e botës WBC për herë të parë.

Kjo do të jetë lufta e tretë mes tyre, me luftën e parë të ishte i barabartë, para se Fury ta rrihte keq Wilderin në rimeçin e shkurtit të 2020-s për t’ia rrëmbyer titullin e botës.

Në konferencën e fundit për media para trilogjisë, Fury këmbënguli se trashëgimia e Wilderit është e njollosur.

“Ti nuk mund ta pranosh të vërtetën dhe do të të nokautoj. Bëji vetes një nder dhe pensionohu nga boksi. Trashëgimia juaj në boks është e njollosur”, i tha Fury Wilderit në konferencë të mërkurën.

“Të gjitha arsyetimet tuaja janë shkatërruar. Ti je njeri i lig”, shtoi ai.

Wilderi e kishte bërë një varg arsyetimesh për humbjen e titullit të botës ndaj Furyt më 2020.

Pas humbjes, amerikani ishte ankuar se kostumi me të cilin ishte futur në ring, kishte ndikuar në gjendjen e tij fizike në meç.

Më vonë, ai e akuzoi Furyn se kishte bërë hile për ta mposhtur, gjoja duke futur objekte të forta në dorëza për ta mposhtur atë më lehtë.

(Kosova Sot Online )