City do t’ia kërkojë Barçës Dembelen për Sterlingun

  • S.A /
  • 07 October 2021 - 12:56
City do t’ia kërkojë Barçës Dembelen për Sterlingun

“Citizens” e kanë bërë gati kundër-ofertën për gjigantin katalunas për një shkëmbim të mundshëm të sulmuesve të tyre. Manchester City e ka bërë gati kundër-ofertën për Barcelonën.

Gjiganti katalunas synon ta transferojë yllin e ‘Citizens”, Raheem Sterling.

Dhe, mediumi “El Nacional” raporton se City do t’ia kërkojë Barçës Ousmane Dembelen në këmbim të Sterlingut.

Përfaqësuesi anglez mund të lëvizë drejt Camp Nout.

Nga ana tjetër, Dembele është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës në “Camp Nou”.

Dembele është përballur me lëndime të shpeshta viteve të fundit dhe nuk e ka treguar veten sa duhet tek “Blaugrana”.

(Kosova Sot Online  )