Rikthimi i suksesshëm në Angli, Ronaldo shpallet lojtari i muajit në Ligën Premier

  • S.A /
  • 08 October 2021 - 12:36
Rikthimi i suksesshëm në Angli, Ronaldo shpallet lojtari i muajit në Ligën Premier

Cristiano Ronaldo ka bërë bujë të madhe me rikthimin në Manchester United në fund të muajit gusht.

Rikthimi i tij në Angli ka qenë fantastik, pasi portugezi ka filluar menjëherë shkëlqimin në Ligën Premier.

Kësisoj Liga Premier ka vendosur që Ronaldo të merr çmimin si lojtari më i mirë i muajit shtator.

36-vjeçari ka zhvilluar tri ndeshje gjatë muajit shtator, ndaj Newcastle United, West Ham United e Aston Villa.

Në këto tri ndeshje, Ronaldo shënoi tre gola duke i siguruar Djajve të Kuq dy fitore.

Ka qenë Liga Premier që ka publikuar një video të Ronaldos me golat e tij në muajin shtator, derisa edhe Manchester United ka uruar yllin e skuadrës për këtë çmim.

 

(Kosova Sot Online )