Rio Ferdinand këshillon këta tre lojtarë që t’i bashkohen Newcastle Unitedit

  • S.A /
  • 12 October 2021 - 16:23
Rio Ferdinand këshillon këta tre lojtarë që t’i bashkohen Newcastle Unitedit

Rio Ferdinand ka emëruar tre lojtarët që Newcastle United duhet të nënshkruajë pas blerjes së klubit nga Arabia Saudite prej 358 milionë euro.

Legjenda e Manchester United beson se Magpies duhet të synojë dy lojtarë nga top gjashtë klubet e ashtuquajtura, së bashku me yllin e West Ham United dhe të Anglisë. Jesse Lingard nuk ka qenë edhe aq i përfshirë në skuadrën e Manchester United këtë sezon, por arriti të tregonte vetën sa herë që ishte në fushë, pasi shënoi dy gola në tre paraqitjet e tij në Ligën Premier deri më tani këtë sezon. Ai gjithashtu bëri një asistim për golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo në kohën shtesë në fitoren 2-1 të Ligës së Kampionëve ndaj Villarrealit në Old Trafford. Fituesi i trefishtë i Ligës Premier, Raheem Sterling ka bërë 7 paraqitje për Manchester Cityn këtë sezon, por është emëruar vetëm 11 herë në formacionin startues nga Pep Guardiola. Goli i tij i vetëm këtë edicion deri më tani erdhi në fitoren 5-0 ndaj Norëich City muajin e kaluar.

Vlera e Declan Rice është rritur më tej pas një fillimi mbresëlënës të sezonit për West Ham United, pasi shënoi dy gola dhe kërkoi dy asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat për Hammers. Ai gjeti rrjetën në fitoret 2-0 ndaj Dinamo Zagreb, respektivisht Rapid Viennas. Ferdinand thotë se Newcastle duhet të shikojë transferimin e të tre lojtarëve si prioritet dhe thotë se kërkimi për të afruar lojtarë të tillë si Kylian Mbappe nga Paris Saint Germain është jorealist.

“Unë do të përpiqem të bëj një listë të çmendur transferimesh, si të mëdha, që mendoj se do të ishin të arritshme”, deklaroi ai në emisionin e tij në YouTube Vibe With Five. “Do të shikoja lojtarë si Raheem Sterling. Sterling nuk po luan rregullisht, do të shkoja t’i bëja atij pyetjen. Unë do të shkoja dhe do të pyesja Declan Ricen. Çfarë po ndodhë?”.

“Ata të dy do të ishin dy të parët në listën time, dhe unë do të përpiqesha të shkoja t’i merrja. Dhe pastaj do të përpiqesha të gjeja lojtar si Jesse Lingard”.

“[Mbappe] është thjesht një ëndërr, por ka lojtarë që nuk janë në planet e Chelseat, Cityt dhe United”, ka deklaruar më tej Ferdinand. 

(Kosova Sot Online )