Newcastle e do Fekirin

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 14:57
Newcastle e do Fekirin

Klubi anglez do të mundohet ta transferojë yllin francez të Real Betisit, të cilin para një kohe e pëlqente edhe Liverpooli

Newcastle e ka nisur ofanzivën për përforcimin e ekipit.

Klubi anglez, i cili së fundmi ra në duart e miliarderëve arabë, ia ka vënë syrin Nabil Fekirit.

Klubi nga Premierliga duket se i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e yllit të Real Betisit.

Sipas “Foot Mercato”, 28 vjeçari lidhej me një kalim në Newcastle edhe në vitin 2020.

Gjithashtu, ishte afër të transferohej edhe në Liverpool.

Futbollisti ofanziv ka hyrë në dy vitet e fundit të kontratës së tij me klubin nga La Liga. 

(Kosova Sot Online)